Situata te Skënderbeu, Uçe dhe Shaqe, mungesa të sigurta kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 14:32

Situata te Skënderbeu, Uçe dhe Shaqe, mungesa të sigurta kundër Teutës

 Skënderbeu do të vuajë për të paktën edhe dy javë mungesën e qendërsulmuesit Uçe Sebastine, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Dinamos. Mirëpo, së fundmi është konfirmuar edhe mungesa e mbrojtësit të majtë, Klevis Shaqe, i cili nuk do të jetë i gatshëm të shtunën për ndeshjen ndaj Teutës.

SKENDERBEU

Lojtari korçar u dëmtua në kavilje pas një dueli me Najdovskin dhe për momentin vijon fazën e rikuperimit. Shaqe do të humbasë vetëm ndeshjen ndaj Teutës, sepse më pas do të ketë pauzë të kampionatit prej Kombëtares dhe kjo do të shërbejë për rikthimin në gjendjen optimale të mbrojtësit të majtë.

Trajneri Ivan Gvzodenoviç pritet të zgjedhë mes Zenullarit dhe Gërços për një vend titullari në krahun e majtë. Trajneri është duke provuar një tjetër skemë për sfidën e radhës, por në dispozicion ka edhe dy ditë kohë për të fiksuar titullarët dhe rreshtimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"