Sirena merkatoje, interesime nga Spanja dhe Gjermania për mesfushorin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2019 | 17:19

Sirena merkatoje, interesime nga Spanja dhe Gjermania për mesfushorin e Kombëtares

Taulant Xhaka është një ndër liderët e Bazelit dhe forma e tij e mirë në vazhdimësi ka bërë që skuadra zvicerane t’i rinovojë në vazhdimësi kontratën.

taulant xhaka

Mirëpo, së fundmi, në Zvicër kanë nisur që të ketë sinjalizime për interesime të ndryshme në adresë të mesfushorit të Kombëtares kuqezi.

kombetarja shqiptare

Për Xhakën raportohet se ka interesime nga Spanja dhe Gjermania, teksa nuk bëhen me dije emrat dhe skuadrat e interesuara. Bazel nuk do të ishte e gatshme të hiqte dorë lehtë nga shërbimet e shqiptarit, mirëpo një ofertë bindëse mund të bënte palët që të lëkunden dhe ta shihnim vitin e ardhshëm mesfushorin në një tjetër kampionat dhe me një tjetër fanellë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"