Sirena largimi për mbrojtësin afrikan të Dinamos, e konfirmon shoku i tij i skuadrës përmes një fotoje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 19:17

Sirena largimi për mbrojtësin afrikan të Dinamos, e konfirmon shoku i tij i skuadrës përmes një fotoje

Dinamo mund të humbasë një nga shtyllat e mbrojtjes gjatë merkatos së dimrit. “Sirenat” e largimit po bien për qendërmbrojtësin Joselin Behiratçe, i cili me gjasa nesër në Korçë mund të luaj edhe ndeshjen e fundit me blutë. 

dinam

Konfirmimin  në mënyrë të tërthorët e jep shoku i tij i repartit të mbrojtjes, Albion Marku. Mbrojtësi mirditor ka postuar një foto me mbrojtësin afrikan, të cilit i uron fat dhe  suksese në aventurën e re. Mbetet për të parë se cila është e vërteta e kësaj fotoje me prapavijë largimi. Më herët është folur se ka interes nga klube të huaja për shtatlartin e mbrojtjes së Dinamos, por në skenë nuk ka dalë asnjë emër konkret.

Para disa ditësh Dinamo ka afruar në ekip qendërmbrojtësin Stivjan Janku, ku mbase stafi blu i ka bërë parapritë këtij largimi të mundshëm, në mënyrë që pozicioni i Behiratçes në fushë të mos mbesë i zbuluar në rast transferimi.

behiratce

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"