Sioni zyrtarizon Lenjanin, Tramexani i garanton kontratë afatgjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2017 | 18:43

Sioni zyrtarizon Lenjanin, Tramexani i garanton kontratë afatgjatë

Ermir Lenjani është edhe zyrtarisht një futbollist i Sionit në kampionatin zviceran të futbollit. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” në numrin e sotëm, është zyrtarizuar gjatë pasdites si blerja më e re e klubit zviceran ku do të gjejë si trajner Paolo Tramexanin.

Lenjani

Insistimi i këtij të fundit ka bërë që Lenjani t’i bashkohej klubit i cili ka synime madhore në këtë edicion padi dëshiron të luftojë për titullin kampion dhe e ka filluar mjaft mirë kampionatin me një sukses të rëndësishëm në fundjavë përballë Tun.

lenjani

Klubi bëri të ditur se Lenjani, ashtu si edhe sulmuesi i ri i skuadrës, italiani Robert Akuafreska, kanë nënshkruar një kontratë deri në qershorin e vitit 2020. Futbollisti shqiptar do t’i bashkohet skuadrës pas transfertës së kësaj të fundit në Lituani për ndeshjen në Ligën e Europës, për t’u vënë nën urdhrat e Tramexanit.

Ai e bindi klubin t’i besonte futbollistit edhe pse në vitin e kaluar Lenjani kishte luajtur më shumë minuta me kombëtaren sesa me klubin e tij. Mesfushori do të mbajë numrin 33 në radhët e skuadrës së Sionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"