Simeone tregon si po përjeton sfidën në Dortmund: Ndjej adrenalinë, ankth, nerva, frikë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 21:15

Simeone tregon si po përjeton sfidën në Dortmund: Ndjej adrenalinë, ankth, nerva, frikë…

Diego Simeone vendosi që skuadra e tij të mos zhvillonte stërvitjen e fundit në “Iduna Park” të Dortmundit, ku skuadra e tij luan nesër ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Ndaj trajneri i Atletiko Madrid erdhi direkt nga aeroporti në stadium për konferencën e zakonshme për shtyp para sfidës, ku tregoi se si po përjetohej ky duel.

simeone

Çfarë ju shqetëson më shumë nga ndeshja? Te çfarë keni më shumë besim në ekipin tuaj?
Në shtëpi u përballëm me një ekip shumë të fortë. Me siguri do të fillojë me ritëm të lartë dhe do të duhet të ruajmë nivelin e ndeshjeve të fundit. Skuadra po përgjigjet mirë, me besim dhe do të jetë një lojë e mirë.

Si e shikoni takimin?
Ne do të gjejmë një kundërshtar që do ta fort, me njerëz të aftë në krahë dhe që vjen mirë nga rreshti i dytë, që punon mirë me goditjet standarte dhe ne do të kërkojmë ta çojmë ndeshjen atje ku besojmë se mund t’i krijojmë probleme.

Çfarë do të thotë të shohësh veten shtatë vjet më vonë në prag të një gjysmëfinaleje?
Klubi po punon shumë mirë, të gjithë jemi rritur nga rezultatet e rëndësishme që kemi arritur në Ligë dhe jemi rritur brenda botës së futbollit. Do të luajmë dhe të mos mendojmë aq shumë. Lojtarët ndjej se janë mirë, do të luajnë një lojë të shkëlqyer dhe do të jetë një natë e mirë e Champions League.

Si e përjeton Simeone 24 orë para ndeshjes?
Natyrisht me entuziazëm, dëshirë, adrenalinë, ankth, nerva, frikë, përgjegjësi dhe duke u përpjekur të jem sa më i qartë për të bërë mirë për ekipin dhe për t’u përcjellë atë që ndjej në këto momente, që ekipi është mirë.

Po përpiqeni ta bëni të duket sikur është një ditë e veçantë apo normale?
Çdo futbollist që është në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Nuk ka shumë për të thënë. Thjesht të forcojmë pjesën mendore dhe luajmë siç kemi bërë.

Çfarë ju shqetëson për Dortmundin?
Të gjitha ata përpara janë shumë të mirë. Ata kanë shpejtësi, numri 47 e theu herën e kaluar dhe nuk mund të imagjinoj ndonjë stil tjetër, kështu ata pothuajse fituan Bundesligën në shtëpi, të cilën e fitoi Bajerni.

Skuadra ka pësuar gol në dhjetë ndeshje radhazi…
Është një pjesë e lojës që ne përpiqemi ta përmirësojmë dita-ditës. Shpresoj t’ia dalim në këtë fund të sezonit.

Terziç theksoi se një nga avantazhet e Atlétikos ishte përvoja…
E rëndësishme është tërësia. Kushdo që interpreton më mirë tërësinë, do të jetë në fazën tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"