Shpikjet e FSHF-së, luhen Superkupat në gjithë Europën, Shqipëria në… shtator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 19:32

Shpikjet e FSHF-së, luhen Superkupat në gjithë Europën, Shqipëria në… shtator

Shqiptarët janë të dashuruar me futbollin, por çuditërisht qëndrojnë pa kampionat kombëtar për afro 3 muaj e gjysmë në verë dhe më shumë se sa një muaj në dimër… Kjo jo vetëm që nuk u shërben skuadrave, të cilat shpikin miqësore komike, por edhe të rrezikshme për të mbajtur lojtarët në formë, por ndikon direkt në marketing.

Superkupa

Kur themi në marketing, bëhet fjalë për këtë periudhë pushimesh kur njerëzit kanë më shumë kohë të shkojnë në stadiume. Është çështja e të drejtave televizive, është mundësia për të reklamuar lojtarë të rinj në këto javë të para kur merkato është ende e hapur.

partizani kukesi

Por jo, në Shqipëri ndodh gjithçka kundër normales dhe për fat të keq, sepse ata që sot administrojnë futbollin, federata dhe presidentët e klubeve nuk duan t’ia dinë as boshllëkun që lenë dhe as për të ardhmen e këtij sporti.

Mjafton të shohësh se brenda kësaj jave luhen finalet e Superkupës në gjithë Europën, ndërsa ajo mes Kukësit dhe Tiranës luhet në shtator.

tirana-kukesi

Për të qenë më të saktë: luhet më 6 shtator, një ditë pasi të ketë luajtur kombëtarja me Maqedoninë… Natyrisht, të dyja klubet kanë rënë dakord për datën. Fundja nuk është hera e parë që bëjnë kompromis…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"