Shkëmbimi i “çmendur”, Reali ofron Asension për yllin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2019 | 9:34

Shkëmbimi i “çmendur”, Reali ofron Asension për yllin e Liverpulit

Reali i Madridit po përgatit një ofertë te Liverpuli për të siguruar shërbimet e Sadio Manesë këtë verë. Sulmuesi senegalez, i cili është përfolur gjithnjë për një transferim në “Bernabeu” pas revolucionit që ka nisur Zinedin Zidan, shënoi 22 gola sezonin e shkuar në Premier Ligë, duke e ndarë “Këpucën e Artë” së bashku me shokun e skuadrës Mohamed Salah dhe bomberin e Arsenalit, PierrEmerik Obamejang.

Mane

Përpara finales së Champions-it kundër Totenhemit, Mane tha se ai nuk donte që të largohej nga “Anfield” këtë verë. “Zërat janë pjesë e futbollit dhe ne duhet të mësohemi me to. Për mua, gjëja më e rëndësishme është Liverpuli dhe unë jam i lumtur këtu. Po përgatitem për një nga ndeshjet më të mëdha të klubit. Është gjithnjë një kënaqësi kur emri të lidhet me këtë lloj skuadre, por të mos harrojmë Liverpulin.

Janë të dyja skuadra shumë prestigjioze”, tha ish-talenti i Sauthemptonit. As Liverpuli nuk dëshiron të humbasë një pjesë të rëndësishme të trios sulmuese, por sipas “Daily Express”, gjigantët spanjollë janë gati që të përdorin kartonin e Markos Asensios për të bindur kampionët e Europës, me një shkëmbim kokë më kokë. Madrilenët janë gati që të sakrifikojnë sulmuesin 23-vjeçar, i cili po has vështirësi që të bëhet një titullar në “Bernabeu”, prej transferimit të tij nga Majorka në vitin 2014. Sulmuesi, kartonin e të cilit spanjollët e vlerësojnë mbi 90 milionë euro, është gjithashtu një objektiv i Totenhemit këtë verë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"