Shkëmbi konfirmon 3 mungesa për sfidën me Kastriotin: Peng më kanë ngelur dy ndeshjet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:45

Shkëmbi konfirmon 3 mungesa për sfidën me Kastriotin: Peng më kanë ngelur dy ndeshjet me…

Dinamo do të përballet ditën e nesërme me Kastriotin në një sfidë ku pritet kthesa nga blutë. Por krutanët kanë treguar që duhet të merren seriozisht pasi dinë tu hapin probleme të gjitha ekipeve. Në prag të sfidës së nesërme, në prononcimin për mediat, Bledi Shkëmbi u shpreh:

shkembi

Pengjet- ”Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithnjë mendon se mund të kishe bërë ndryshe, diçka më mirë. Peng ndoshta kam atë ndeshje me Laçin dhe Partizanin. Duhej të bënim më shumë, në disa ndeshje kemi bërë mirë, por nuk kemi marrën rezultatin. Por, këtë fazë janë tre ndeshjet, dy me Tiranën një në kupë dhe kampionat dhe ndeshja në Shkodër ku duhet të ishim sjellë shumë ndryshe.

Përballja me Kastriotin– E shikoj një ndeshje të vështirë, të gjitha skuadrat nuk kanë disnivel. Nuk ka një skuadër që dominon për 90 minuta. Kastrioti armën kryesore ka luftën dhe këtë e dimë. Është një ndeshje që duhet të bëjmë mbi maksimumin dhe këto tre pikë do të na jepnin qetësi për vazhdimësinë. Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit, rastet e pastra duhet t’i shënojmë dhe të jemi më të përqendruar në fazën mbrojtëse. Kundërshtarët na rrezikojnë ose shënojnë që në momentin e parë, por përmirësimi vjen ndeshje pas ndeshje dhe jo me buton”.

Gjendja e skuadrës- Nuk janë në dispozicion po ata futbollistë që nuk ishin as me Egnatian. Sidibe, Bardhi, Haxhiu do të vazhdojnë të na mungojnë, por mungesat nuk janë justifikim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"