Shkëlqeu në derbi, por Vangjeli nuk e harron Skënderbeun. Shikoni çfarë ka bërë së bashku me Shkëmbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:53

Shkëlqeu në derbi, por Vangjeli nuk e harron Skënderbeun. Shikoni çfarë ka bërë së bashku me Shkëmbin

Skënderbeu barazoi ditën e sotme në Korçë ndaj Laçit 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore.

vangjeli shkembi ne korce

Të pakët ishin personat që e ndoqën ndeshjen në stadium, kjo për shkak se është e ndaluar për shkak të pandemisë. Megjithatë ndër të paktën në stadium, ishin edhe dy ish-lojtarë të Skënderbeut. Kristi Vangjeli dhe Bledi Shkëmbi.

Ish-kapiteni i korçarëve, ka ndjekur ekipin që i kushtoi shumë vite, ndërsa mbrojtësi ka udhëtuar nga Tirana. Vangjeli luajti mbrëmjen e djeshme në derbi ndaj Partizanit, ku zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke qenë nga më të spikaturit në fushë.

Mbrojtësi veteran në pronësi të Tiranës, ka vendosur që ditën e sotme të udhëtojë drejt Korçës, për të ndjekur nga afër ekipin e qytetit të tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"