Shënoi supergol ndaj Teutës, Lushkja komenton rastin e Haxhiut: Nuk e kuptova pse shkoi të festonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 19:53

Shënoi supergol ndaj Teutës, Lushkja komenton rastin e Haxhiut: Nuk e kuptova pse shkoi të festonte

Regi Lushkja ishte një nga protagonistët e Tiranës në barazimin 2-2 me Teutën në Durrës duke realizuar një supergol. Gjithsesi futbollisti i Tiranës nuk u duk tepër i lumtur për rezultatin.

bandicam 2024-01-19 19-35-28-430

“Të them të drejtën, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ke bërë një ndeshje mjaft të mirë, por fatkeqësisht, s’e kuptuam as vetë se çfarë ndodhi. Më erdhi shumë keq për këtë gjë. për festën që bëmë, të them të drejtën e kisha bërë në stërvitje, kisha një shaka me Kozin dhe prandaj e bëra.

Isha 9 fals, që të ndihmoja skuadrën dhe në fazën sulmuese dhe në mesfushë.

Rasti i Haxhiut? Është për të ardhur keq, sepse bëri një sprint mjaft të bukur, në momentin që goditi topin dhe unë isha në një kënd shumë të drejtë dhe mendova se po shkonte drejt rrjetës. Por as atë nuk e kuptova pse po shkonte të festonte”, tha Lushkja për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"