Shaqe në luftë me kohën, kthimi i Uçes larg. Ja si paraqitet situata tek Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 16:19

Shaqe në luftë me kohën, kthimi i Uçes larg. Ja si paraqitet situata tek Skënderbeu

Pas disa ditësh pushimi absolut dhe qetësie si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik, korçarët u janë kthyer përgatitjeve ditën e djeshme.

fhfgh

Ka qenë më shumë një seancë riaftësimi ajo e zhvilluar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç për të tijtë që do të vijojë më pas me një minifazë për shkak të ditëve të pushimit si pasojë e ndeshjeve të Kombëtares përgjatë kësaj jave. Nga diçka e tillë trajneri bardhekuq duket se kërkon të përfitojë për të ringarkuar ekipin me energji të reja që të vijojë të jetë “i fortë” në aspektin fizik. Por dukshëm që kjo periudhë ndërprerjeje nuk do të shërbejë vetëm për të punuar me formën fizike të lojtarëve, por edhe me procesin e riaftësimit të disa elementëve që janë të dëmtuar nga ndeshja e fundit ndaj Tiranës.

Bëhet fjalë më shumë për Shaqen sesa për sulmuesin Uçe, pasi ky i fundit ka pësuar një frakturë në pjesën e sipërme të këmbës dhe për pasojë koha për riaftësim është e pamjaftueshme që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. E kundërta ndodh me Klevis Shaqen. Anësori i majtë korçar i Skënderbeut ka pësuar një dëmtim në kavilje në ndeshjen me Tiranën. Dëmtim ky që e detyroi të linte fushën e lojës gjatë ndeshjes. Edhe pse shkalla e dëmtimit nuk ka qenë e lehtë besimi në një rikuperim të shpejtë të lojtarit ekziston në ambientin bardhekuq. Stafi mjekësor është duke bërë të pamundurën që Shaqe të rikuperohet shpejt dhe të kapë ndeshjen e fundjavës së ardhshme.

Ky do të ishte një plus më shumë për trajnerin e Skënderbeut që do të rikuperonte një titullar dhe nuk do të kishte probleme sa u përket ndryshimeve në vendosjen e lojtarëve në fushë. Ende asgjë nuk është e sigurt për këtë pjesë, por koha në dispozicion duket se premton për diçka të tillë. Mungesat – Korçarët kanë nisur përgatitjet me katër mungesa nga grupi bazë i skuadrës. Kjo për shkak se tre futbollistë, Rashica, Nikaj dhe Pecani janë grumbulluar nga Alban Bushi me Kombëtaren U-21, ndërsa portieri Dervishaj me Kombëtaren U-19. Në të tilla kushte Gvozdenoviç shpreson gjithashtu që të gjithë lojtarët e grumbulluar të kthehen pa probleme nga impenjimet me ekipin kombëtar me qëllim që të ketë grupin e plotë në dispozicion për ndeshjen e radhës.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"