Shans me Katarin, “mbijetesa” e Superiores fillon me Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2022 | 20:29

Shans me Katarin, “mbijetesa” e Superiores fillon me Italinë

Kombëtarja shqiptare mbylli dje miqësoren e parë të përcaktuar pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve. Një paraqitje me Arabinë, e cila vlejti më shumë për trajnerin Edi Reja që të dallonte ndonjë element i cili mund t’i bëjë punë edhe në vazhdimësi ekipit kombëtar, pasi për tifozët nuk ishte e mundur që ndeshja të ndiqej nga ekrani apo stadiumi.

Arabi_saudite_Shqiperi_miqesorja_abu_dabi_1-1024x691-1

Por kjo nuk do të jetë e vetmja miqësore me këto kushte, pasi “Panorama Sport” ka mësuar se do të zhvillohet edhe një tjetër takim me Katarin në datën 9 nëntor dhe ajo me shumë mundësi nuk do të transmetohet, si pasojë e kushteve që mund të vendosë Katari duke qenë se është pjesëmarrës në Botëror, megjithatë deri tani nuk ka asgjë zyrtare.

Kështu, si edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Arabisë, ku pjesa më e madhe e lojtarëve ishte nga Superiorja, edhe në takimin e ardhshëm që me shumë mundësi do të jetë kundër Katarit, shansi do të jetë për këta lojtarë, të cilët mund të luajnë kartat e tyre për një vazhdimësi në ekipin kombëtar.

Ndërkohë, Shqipëria ka përcaktuar edhe dy miqësore të tjera përpara fillimit të kampionatit botëror, me Italinë dhe Armeninë, por në ndryshim nga të parat, këto ndeshje do të angazhojnë edhe “senatorët” e Kombëtares, pasi në ato data të gjithë janë pushim me klubet dhe do të thirren nga Edi Reja. Kështu “mbijetesa” për lojtarët e Superiores hyn në lojë, pasi një pjesë e vogël mund të jenë në listën e italianit në grumbullimin në kuadër të miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

MIQËSORET

DJE

ARABI SAUDITE-SHQIPËRI 1-1

“Al Nahyan Stadium” (Abu Dabi)

9 NËNTOR 2022 (JOZYRTARE)

KATAR-SHQIPËRI

16 NËNTOR 2022

SHQIPËRI-ITALI “Air Albania” (Tiranë)

19 NËNTOR 2022

SHQIPËRI-ARMENI “Air Albania” (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"