Sa shumë largime, skuadra e Superiores shkrin komplet repartin e mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 20:34

Sa shumë largime, skuadra e Superiores shkrin komplet repartin e mbrojtjes

Laçi duket se e ka shkrirë komplet repartin e mbrojtjes së sezonit të fundit. Pas portierit Gentian Selmani, si dhe titullarëve si Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj e Viktor Velkoski, pritet që edhe mbrojtësi i majtë, Renato Ziko, të largohet nga kurbinasit.

laci

E njëjta gjë ka gjasa të ndodhë edhe me Albi Allën, paçka se deri më tani për të dy lojtarët nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi. Revolucioni te kurbinasit sapo ka nisur dhe ndryshimet pritet të jenë të shumta në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"