Rrëfimi special i Gonzalo Higuain: Te Juventusi fshihja barkun nga fotot, por në fushë shënoja 30 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 20:18

Rrëfimi special i Gonzalo Higuain: Te Juventusi fshihja barkun nga fotot, por në fushë shënoja 30 gola

Gonzalo Higuain më shumë sesa futboll po shijon jetën amerikane në Majemi dhe pa dyshim që ka kohë edhe për mjaft intervista, si ajo e fundit e dhënë për argjentinasen “TyC Sport”, ku nuk mungojnë anekdotat, ndoshta edhe ndonjë thumbim në distancë ndaj Juves:

https___s3-images.sportbible.com_s3_content_0448cca757ac2f1b45fd6c75223fcadb

“Të lija Napolin për Torinon ishte vendimi më i vështirë i karrierës, por në asnjë moment nuk pata dyshim në zgjedhjen time. Te Napoli unë vendosa rekordin historik të Serisë A me 36 gola, bënin një futboll spektakolar, por kjo nuk mjaftonte për të fituar. Prandaj e pyeta veten pse mos të shkoja në Torino.

Unë luaja për trofe, jo vetëm për gola dhe isha i bindur. Pastaj, kur mendoj që më paguan 94 milionë euro, nuk mund të ndihem përveç se krenar për veten time. Sigurisht që edhe Juventusin dua ta falënderoj për gjithçka bën për mua, ndonëse nuk më pëlqente që ishin aq striktë për peshën trupore.

C8cEYjRW0AUwOBj

Sa herë që largohesha me pushime më thoshin ‘kujdes’, pasi në kthim duhej të bënim edhe foton e skuadrës dhe te Juvja duhet të jesh gjithmonë në formë. Unë i thosha ‘ok’, por kur vinte momenti tërhiqja barkun brenda, mbaja frymën derisa të shkrepej aparati, pasi nga ana tjetër e dija që do të shënoja 30 gola”, kujton Higuain.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"