Rrëfehet Shkrinjar: “San Siro” magjepsës, idhulli im është… Ronaldo

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 28, 2018 | 15:14

Rrëfehet Shkrinjar: “San Siro” magjepsës, idhulli im është… Ronaldo

U rikthye në “drejtimin” e mbrojtjes së Interit në javën e dytë të kampionatit, pavarësisht se skuadra zikaltër nuk arriti të dalë me fitore nga “San Siro” ndaj Torinos (2-2). Nuk mungoi për asnjë minutë sezonin e kaluar, por mbrojtësi sllovak u detyrua të ngrinte “flamurin e mardhë” për shkak të një problemi fizik në ndeshjen debutuese, ku skuadra e Spaletit u mposht 1-0, në “Mapei Stadium” nga Sasuolo.

milan skriniar

Dhe pikërisht emocionet e lidhura me stadiumin “Meazza” kanë qenë tema kryesore e prekur nga 23-vjeçari, që është rrëfyer në një intervistë të gjatë për “InterTV”: u zbardh të dielën, ditën e sfidës dhe në media nisi të publikohej ditën e djeshme.

Çfarë do të thotë për ju Inter dhe cilat kanë qenë ndjesitë e para kur patë “San Siro”-n?

“San Siro” është një stadium që të lë pa frymë, vërtet. Të jep një ndjesi unike. Kujtoj herën e parë që erdha këtu, si kundërshtar. Nuk rezistova. Më pushtoi ndjesia se kisha hyrë në një stadium fantastik dhe nisa të sillesha si turist: me aparat në dorë, bëja vetëm fotografi dhe “selfie”. Mund të thuhet që futbolli ka qenë disi në fatin tuaj? Ku kanë qenë hapat e parë në këtë botë? Në fakt, po. Si dhuratë të parë për Krishtlindje kam marrë, kur isha 5-6 vjeç, një top futbolli… Fillesat? U largova nga shtëpia kur isha 12 vjeç dhe e kam nisur si sulmues.

E kujtoni herën e parë në stadium?

Ishte një ndeshje e përfaqësueses: Sllovaki-Republikë Çeke. Shkova me gjithë familjarët e mi, e kujtoj tërësisht atmosferën: futbolli i madh ishte aty, pak hapa larg meje: diçka e jashtëzakonshme, e vështirë për t’u përshkuar me fjalë.

Skriniar

Çfarë rëndësie kanë ngjyrat zikaltër? Keni pasur një idhull në vegjëli?

Interi është një “top” skuadër, për mua do të thotë shumë. Kur isha i vogël ëndërroja të luaja në një skuadër të madhe: kur vesha këtë fanellë bëra të mundur që dëshira ime të realizohej, madje u shumëzua me njëmijë. Për më shumë, rikthimi në Ligën e Kampioneve është diçka fantastike për mua dhe tifozët. Idhulli im? Kur kam nisur të luaj bëja sulmuesin, siç thashë. Dhe idhulli im ishte Ronaldo “Fenomeni”, ai i Interit.

Skriniar2

Jeta jashtë fushës, hobi, muzika e preferuar: çfarë bën Shkrinjar?

Dëgjoj mbi të gjitha muzikë sllovake, por më pëlqejnë edhe “JAX”, “Fedez” e “Sfera Ebbasta” (këngëtarë rap italianë, i fundit grup po italian): janë ritëm dhe më karikojnë atëherë kur duhet. Ushqimi im i preferuar? Pasta me pesto, është pjata e parë italiane që preferoj më shumë në absolut. Më pëlqejnë edhe “halusky”-t, një ushqim tipik i zonës sime (Ziar, Sllovaki). Hobi? Të fle, ndoshta. Të pushoj (qesh).






www.minuta90.com