Risi te Tërbuni, Doda rikthen skuadrën pranë tifozëve: Nuk ka më stërvitje në Tiranë, na hodhën drejtuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 13:42

Risi te Tërbuni, Doda rikthen skuadrën pranë tifozëve: Nuk ka më stërvitje në Tiranë, na hodhën drejtuesit

Tërbuni tashmë do të ketë një president të ri. Me emërimin e kryebashkiakut të Pukës, është Rrok Dodaj ai që merr edhe statusin e numrit një të klubit të futbollit. “Sytë” i kanë që të gjithë tek ai, jo vetëm lojtarët që mbyllën sezonin e fundit, por mbi të gjitha sportdashësit. Me të marrë mandatin, ai premton se qyteti do të ketë ekipin që meriton.

doda

Jo vetëm kaq, por edhe lëvizje të mëdha për klubin. Staf totalisht të ri dhe mbi të gjitha stërvitje në qarkun e Shkodrës. “E kam të qartë situatën e Tërbunit dhe lidhjen që pukjanët kanë me futbollin. Ne e kemi thënë edhe më parë që rënia erdhi për faj të drejtuesve. Tani jemi në kohë merkatoje dhe është momenti për të lëvizur. Kur të fillojë faza përgatitore, gjithçka do të jetë gati. Ne do të punojmë fort këto ditë që janë të ngjeshura për ne. Na pret një punë shumë e madhe. Tërbunin do ta menaxhojmë ndryshe.

Patjetër që do të ketë disa ndryshime të rëndësishme, si për shembull stërvitja nuk do të zhvillohet më në Tiranë, por diku tjetër. Po mendojmë në Shkodër, sepse ky ekip i përket këtij qarku. Tërbuni do të konkurrojë në të Dytën këtë sezon, por do të bëjmë të pamundurën që të ngjitemi direkt në Kategorinë e Parë. Patjetër që do të ketë një staf të ri, sepse ata që ishin e rrëzuan më poshtë dhe normalisht që vlerësimet bëhen sipas punës”, tha kryetari ri i Bashkisë Pukë.

GANI PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"