Rikthime dhe një dyshim, ja si pritet të rreshtohet Partizani për kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 11:50

Rikthime dhe një dyshim, ja si pritet të rreshtohet Partizani për kurbinasit

Partizani mbylli pasditen e djeshme përgatitjet për ndeshjen e sotme ndaj Laçit në orën 15:00 në stadiumin e bardhezinjve. Në seancën e djeshme kanë qenë të gjithë lojtarët, të cilët janë grumbulluar dhe kanë lëvizur së bashku në autobusin e ekipit.

PARTIZANI

Seanca e djeshme ka qenë vetëm në funksion të aplikimit të taktikave finale të trajnerit Shehi, që është përpjekur të mos e sforcojë skuadrën fizikisht. Sa i përket formacionit, në portë pritet Qirko. Hoxha ende nuk është kthyer në maksimumin e tij pas kontraktimit që pësoi kundër Teutës.

Në mbrojtje pritet rikthimi i Prekës, teksa opsion mbetet Mikuliç. Në mesfushë ka një dyshim në lidhje me Maget, i cili nuk është stërvitur me ekipin për disa ditë. Shanset janë që të luajë, por nëse nuk e bën, luan Taipi. Në sulm pritet rikthimi i Skukës, i pozicionuar nga e djathta.

part

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"