Rikthehet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares luan minutat e para të sezonit të ri në Korenë e Jugut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 11:30

Rikthehet Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares luan minutat e para të sezonit të ri në Korenë e Jugut

Më në fund, Jasir Asani rikthehet në fushë me skuadrën e tij Guanzhu në Korenë e Jugut.

asani

Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare, protagonist absolut në kualifikueset e Euro2024, ishte lënë jashtë gjatë muajit mars nga drejtuesit e skuadrës pa ndonjë arsye specifike. Kjo pasi Asani ishte në formë dhe këtë e tregoi në dy ndeshjet miqësore të marsit.

Asani ka pasur disa oferta serioze në Europë, por kërkesat financiare të klubit korean kanë qenë të mëdha. Sulmuesi shqiptar ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe kjo ka qenë ndoshta arsyeja pse ai ka qëndruar jashtë ekipit gjatë marsit.

Në ndeshjen e sotme, Asani u fut në fushë në minutën e 82-të, por pa qenë në gjendje të ndryshonte fatet e takimit, me skuadrën e tij që humbi 2-1 në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"