Rikthehen 2 titullarë, por mungojnë 2 të tjerë/ Ja situata te Skënderbeu para duelit me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 22:44

Rikthehen 2 titullarë, por mungojnë 2 të tjerë/ Ja situata te Skënderbeu para duelit me Teutën

Ndeshja ndaj Teutës është testi i radhës për korçarët që në këtë takim vijnë me optimizmin e fitores në transfertë kundër Tiranës. Rikthimet e Ramos dhe Rabiu nga pezullimi kompletojnë disi ekipin, por Gvozdenoviç nuk mund të bëjë gjumë të qetë.

Skenderbeu

Marko Alia, do të mungojë pasi ka plotësuar limitin e kartonëve të verdhë. Do të jetë radha e Herdis Alliut për të mbrojtur portën. Mungesë tjetër e sigurtë për korçarët, po për kartonë, do të jetë ajo e mbrojtësit të majtë Klevis Shaqe, që shënoi një nga golat në fitoren me Tiranën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"