RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr arratinë! Rivaliteti i ashpër për “Final Four”, matematika mban në lojë Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 23:55

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr arratinë! Rivaliteti i ashpër për “Final Four”, matematika mban në lojë Kukësin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Superiores të vlefshme për javën e 32-të.

superiore renditja

Erzeni u mposht nga Tirana në “Elbasan Arena” me shifrat 0-2. Golat u shënuan me penallti nga Abazaj dhe Jonuzi. Nga ana tjetër edhe Kukësi u mund nga Skënderbeu me të njëjtin rezultat. Heroi i korçarëve ishte Rashica i cili shënoi dygolësh. Në këtë mënyrë Skënderbeu ka siguruar matematikisht rënien nga Superiorja.

Sot Egnatia fitoi 2-1 në transfertën me Laçin. Partizani ka fituar derbin me Dinamon me shifrat 2-0. Golat u shënuan nga Bintsuka dhe Keko.

Rivalitet i ashpër për vendin e katërt mes Tiranës, Dinamos dhe Skënderbeut se cila prej skuadrave do të jetë pjesë e Final Four në fund.

Teuta dhe Vllaznia janë ndarë në paqe, pas barazimit pa gola. Kukësin e mban në lojë vetëm matematika, duhet ti fitojë të gjitha ndeshjet dhe Teuta ti humbas të gjitha.

RENDITJA

REZULTATET 

DJE

ERZENI 0-2 TIRANA

KUKËSI 0-2 SKËNDERBEU

SOT

LAÇI 1-2 EGNATIA

PARTIZANI 2-0 DINAMO

TEUTA 0-0 VLLAZNIA 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"