Refik Halili paditi përmbaruesin, ja vendimi që mori Gjykata për ankandin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 23:22

Refik Halili paditi përmbaruesin, ja vendimi që mori Gjykata për ankandin e Tiranës

“Telenovela” me klubin e Tiranës duket se do të zgjasë shumë. Burime të sigurta për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ankandin e thirrur nga përmbaruesi privat deri në shqyrtimin e çështjes me themel.

tirana

Përmbarimi kishte hapur një ankand për të shitur 66% të aksioneve të Tiranës me vlerë rreth 1.6 milionë euro për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor.

Në kërkesë-padinë, Halili pretendoi për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk”, kundërshtoi veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili ka nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand. Gjyqtarja e çështjes është Alma Hicka, ndërkohë që dje u vendos që gjyqi të shtyhej për sot.

Presidenti i Tiranës bën padi në gjykatë për përmbaruesin, ja çfarë kërkon Refik Halili

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"