Reali shet me skonto Hamesin, Seria A në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 19:31

Reali shet me skonto Hamesin, Seria A në sulm

Zinedin Zidan e tha hapur pak ditë më parë se Hames Rodrigez ka ngecur me dëshirën e tij te Reali i Madridit, duke konfirmuar qartë se organizatori kolumbian nuk bën më pjesë në planet e trajnerit francez.

hames

Për këtë arsye, edhe drejtuesit e “Galaktikëve” kanë vendosur që ta largojnë sa më shpejt që të jetë e mundur 28-vjeçarin, për të mos humbur më para nga zhvlerësimi i lojtarit.

Nëse deri në merkaton e janarit Reali i Madridit pretendonte të fitonte të paktën 45-50 milionë euro nga shitja e Hamesit, nga dje ylli amerikano-jugor mund të blihet për vetëm 25 milionë euro. Spanjollët kanë ulur pretendimet dhe Seria A ka kthyer menjëherë vëmendjen nga Hamesi, me Napolin në linjën e parë, por edhe Lacio dhe Roma kanë nisur kontaktet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"