Rastësia e çuditshme në Kategorinë Superiore U17, ndeshjet mbyllen me të njëjtin rezultat dhe me gol në të njëjtën periudhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 21:53

Rastësia e çuditshme në Kategorinë Superiore U17, ndeshjet mbyllen me të njëjtin rezultat dhe me gol në të njëjtën periudhë

Kampionati i Kategorisë Superiore U17 ka luajtur sot sfidat e javës së 22-të, të cilat kanë prodhuar disa rezultate shumë të veçanta dhe rastësi të pazakontë. Kjo, për shkak se të 5 ndeshjet janë mbyllur me shifrat 2-1.

Futboll1

Laçi ka fituar ndaj Akademisë së Futbollit, Partizani ndaj Apolonisë, Internacional Tirana ndaj Skënderbeut, Vllaznia ndaj Dinamos dhe Teuta ndaj Tiranës. Të gjitha me të njëjtin rezultat identik, 2-1 dhe kjo nuk është rastësia e vetme.

Në të gjitha ndeshjet, goli i tretë është shënuar pas minutës së 80. Me përjashtim të Skënderbeut që ngushtoi rezultatin në atë fraksion loje, pas minutës së 80 janë shënuar golat që vendosën fitoret e skuadrave në sfidat e tjera.

WhatsApp Image 2023-04-27 at 9.41.55 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"