Publikohet lista e Partizanit për Ligën e Konferencës. Ka emra të rinj por edhe largime kampionësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 23:38

Publikohet lista e Partizanit për Ligën e Konferencës. Ka emra të rinj por edhe largime kampionësh

Klubi i Partizanit ka dorëzuar në UEFA listën e futbollistëve me të cilët do të përballojë ndeshjet e turir të dytë të Ligës së Konferencës përballë Atletik D’Eskaldes. Të kuqtë, kanë bërë ndryshime në lidhje me afrimet dhe largimet që janë kryer gjatë këtyre dy javëve të fundit.

FOTO" F. Hazisllari

FOTO” F. Hazisllari

Në ndryshim nga lista para sfidave të Champions me BATE, tanimë për të kuqtë ka dy emra të rinj në listë, që janë afrimet e fundit të tyre. Mbrojtësi Mateo Koçijan dhe mesfushori Gjelbrim Taipi janë të përfshirë në listën e të kuqve për sfidat në fjalë, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Zekiç.

Ndërkohë, në listë nuk figurojnë më lojtarët e larguar së fundmi si Telushi dhe Selmani, ashtu si edhe Matondo i cili as që ka filluar stërvitjet për sezonin me klubin kryeqytetas.

11111 2222222 333333 4444444

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"