Pronarët e rinj të Milanit në sulm ndaj Fasones dhe kinezëve: Tradhtuan ngjyrat kuqezi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 21:11

Pronarët e rinj të Milanit në sulm ndaj Fasones dhe kinezëve: Tradhtuan ngjyrat kuqezi!

Milani mori një vendim të rëndësishëm për të ardhmen ditën e sotme. Presidenca e re e kuqezinjve iu besua Paulo Skaronit, i cili u zgjodh pas mbledhjes së Asamblesë ditën e sotme. Por, Fondi Eliot që ka tashmë në menaxhim klubin, bëri edhe një ndryshim të madh.

fasone

“Djalli” vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Marko Fasonen, i cili u akuzua për tradhti bashkë me presidentin Jonghong Li, si edhe administratorët kinezë.

Kompromentim i raportit financiar për mënyrën si ka adiministruar fondet dhe metodikën e zhvillimit të merkatos në Europë dhe Azi. Vetëm në ditët e fundit kemi zbuluar gabimet e bëra prej tij dhe “Rossoneri Sport Investment Lux” vendosi ta largojë për të mirën e klubit, si domosdoshmëri.” – shkruhej në deklaratën e Fondit Eliot, deklaratë e cila nënkupton tradhtinë ndaj klubit të Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"