Probleme për Kastriotin, dy mungesa të rëndësishme për skuadrën e Çelës në sfidën me Bylisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2022 | 10:27

Probleme për Kastriotin, dy mungesa të rëndësishme për skuadrën e Çelës në sfidën me Bylisin

Kapiteni Abaz Karakaçi dhe mesfushori me tipare sulmuese, Silvio Zogaj, do të jenë mungesat e mëdha të Kastriotit në sfidën e radhës që luan sërish në shtëpi ndaj Bylisit, të shtunën në orën 14:00.

kastrioti

Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe kësisoj janë të detyruar të mungojnë këtë javë.

Ndërkohë, në ndeshjen e fundit ndaj Laçit, trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, nuk kishte në dispozicion dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin, pikërisht Edon Hasani dhe Xhuljo Mehmeti. Ky i fundit kishte munguar edhe ndaj Partizanit, ndërsa Hasani u dëmtua pikërisht në ndeshjen me të kuqtë.

Stafi mjekësor po bën gjithçka që lojtarët të jenë në dispozicion të trajnerit ndaj Bylisit të shtunën. “Hasani dhe Mehmeti janë shumë të rëndësishëm për mënyrën tonë të lojës”, ka thënë kreu i pankinës krutane.

Ndërkohë, me kthimin e tyre dhe mungesat, formacioni do të ndryshojë. Kastrioti do të kërkojë rikthimin te fitorja, në një ndeshje delikate për vetë faktin se edhe kundërshtari po kalon një moment të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"