Probleme në prapavijë te Arsenali, Arteta gjen zgjidhjen te Bajern Mynihu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 17:10

Probleme në prapavijë te Arsenali, Arteta gjen zgjidhjen te Bajern Mynihu

Arsenali ka shfaqur shumë probleme në mbrojtje këtë sezon, teksa reparti i prapavijës është një nga më të dobëtit të “Topçinjve”.boateng

Është pikërisht ky reparti, ku drejtuesit e Arsenalit po punojnë për të afruar lojtarë për të përforcuar ekipin. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, trajneri Arteta pritet të gjejë zgjidhje te Bajern Mynihu.

Thuhet se anglezët pëlqejnë shumë mbrojtësin Zherom Boateng, të cilin mund ta marrin në formën e huazimit deri në fund të sezonit.

Lojtari prej kohësh flitet se mund të largohet nga bavarezët dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Premier Ligë, pikërisht te Arsenali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"