Prezantohet Bruno Telushi: Jam i kënaqur që do të provoj një aventurë të re jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2017 | 16:22

Prezantohet Bruno Telushi: Jam i kënaqur që do të provoj një aventurë të re jashtë vendit

Ish-kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi ka firmosur ditën e sotme një kontratë 2 vjeçare më të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër, me skuadrën e Slaven Belupo.

Belupo

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kroat ka bërë publik prezantimin e mesfushorit i cili në sezonin që sapo lamë pas arriti të realizonte 5 gola dhe dha 3 asist, në 31 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Drejtuesit e Slaven Belupo duken tepër të lumtur për këtë transferim dhe besojnë te kontributi i Telushit, për  zhvillimin e një sezoni sa më të suksesshëm.

Telushi

I kontaktuar nga “Panorama Sport” në lidhje me aventurën e re, Bruno Telushi është shprehur:

“Jam i kënaqur që do të provoj tashmë një aventurë jashtë vendit. Po ashtu i uroj suksese edhe Flamurtarit dhe jam i gatshëm që të kthehem kurdoherë dhe të bëhem pjesë e këtij ekipi.”

Telushi

Ndërsa në një status në profilin e tij në “Facebook”, Telushi shkruante:

“Me këtë status dua të falënderoj të gjithë tifozët. Dua t’ju them faleminderit për gjithçka. Nga sot nuk do të jem më pjesë e ekipit pasi do të largohem në kampionatin kroat. Respekte për ju. Bruno Telushi. Ushtari juaj”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"