Prezantohen Shkurtaj e Rroca, Gjici e ka me Cungun: Kukësi i blinduar, i solla çfarë kërkoi. Tani s’ pres më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2019 | 23:10

Prezantohen Shkurtaj e Rroca, Gjici e ka me Cungun: Kukësi i blinduar, i solla çfarë kërkoi. Tani s’ pres më…

Klubi i Kukësit mban padiskutim vendin e parë në këtë merkato janari deri në këto momente. Verilindorët, siç ishte e bërë me dije, kanë prezantuar ditën e sotme, edhe dy afrimet më të fundit nga Luftëtari, Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn.

shkurtaj rroca gjici

Klubi i uron mirëseardhjen të dy lojtarëve, të cilët janë prezantuar edhe në praninë e presidentit Safet Gjici. Të ardhur të dy nga klubi gjirokastrit i Luftëtarit, Rroca dhe Shkurtaj janë tashmë në pronësi të Kukësit, ndërsa do të bashkohen me ekipin në Antalia, duke qenë të gatshëm kështu për trajneri Cungu në të gjithë fazën përgatitore.

vasil shkurtaj kukesi

Ndërkohë, disa fjalë gjatë firmosjes së kontratës, i ka thënë edhe presidenti i klubit, Safet Gjici, i cili klubin e tij e quan të blinduar tashmë, dhe pret që Cungu të mos ketë më justifikime, por të arrijë synimin kryesor, titullin kampion.

“Besoj se ekipi është i kompletuar, dhe nuk ka më justifike. Trajneri çfarë ka kërkuar ka marrë. Tani nuk ka më justifikime. Këta 2 lojtarë kanë luajtur shumë mirë në kampionatin shqiptar, i njohim mirë.

Nga mesfusha në sulm, besoj se jemi të blinduar. Të dyve i uroj suksese tashmë tek Kukësi. Sot për sot, sulmues kryesor në pozicionin që luan Shkurtaj, është i rrallë si element. Edhe Kombëtarja, duhet ta shohë ta afrojë. Me Kukësin, pres që të ecë akoma më mirë se sa ka ecur te Gjirokastra.” – deklaroi presidenti Gjici.

eduart rroca kukesi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"