Premier Liga “pushtohet” nga afrikanët, tre sulmuesë komandojnë Anglinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2019 | 14:18

Premier Liga “pushtohet” nga afrikanët, tre sulmuesë komandojnë Anglinë

Diçka e jashtëzakonshme ka ndodhur në Premier Ligë, këtë sezon, pasi çmimi i golashënuesit më të mirë është ndarë nga tre sulmuesa.

d6ymkqwx4aamw7tAjo që bën edhe më shumë çudi është se të tre sulmuesit janë me origjinë afrikane.

Mohamed Salah nga Egjipti, Sadio Mane nga Senegali dhe Pier Emerik Aubamejang nga Gaboni, shënuan 22 gola në këtë kampionat dhe u vlerësuan me çmimin “Golden Boot”.

Kjo gjë e bën krenar kontinentin afrikan, i cili është i varfër nga pikëmpamja financiare, por i pasur me talente dhe njerëz, të cilët bëjnë përpara në karrierë.

Federata e Futbollit afrikan ka uruar të tre lojtarët përmes një postimi në “Tëitter”, duke treguar që Afrika ka nxjerrë gjithmonë talente të mëdha.

/PANORAMASPORT.AL/