Precedenti/ Laçi, rival me fat për rrogozhinasit e Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 22:26

Precedenti/ Laçi, rival me fat për rrogozhinasit e Egnatias

Egnatia do të luajë për të tretin vit radhazi në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë me Laçin. Ndeshja e parë e fazës çerekfinale do të luhet në Laç më 20 shkurt.

egnatia laci

Verdikti përfundimtar për të mësuar ekipin që do të kalojë për më tej do të vendoset në “Arena Egnatia” më 5 mars. Përtej vështirësisë së këtij dueli, Egnatia i gëzohet faktit se ka një ecuri fantastike kundër kurbinasve.

Sezonin e shkuar në dy takime rrogozhinasit nuk pësuan asnjë gol duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Në vitin 2022 u eliminuan me penallti, ku Laçi u tregua më i saktë nga 11 metrat. Këtë herë pritet të jetë një duel i fortë për shkak se ekipi i Mirel Josës e shikon Kupën si trampolinë për të prekur Europën.

Në anën tjetër Egnatia synon t’i shkojë deri në fund trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar, ashtu siç bënë edhe një vit më parë, ku mposhtën Tiranën në finale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"