Portieri Frashëri në pritje të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2014 | 10:30

Portieri Frashëri në pritje të Tiranës

FrasheriMbetet një alternativë e rëndësishme për portën. Stivi Frashëri shihet si zëvendësuesi ideal i Ilion Likës, i cili u largua pak ditë më parë nga Tirana. Portieri, i cili e mbylli sezonin te Bylisi, konsiderohet si prioritet për portën e kryeqytetasve në këto momente. Drejtuesit kanë biseduar me të dhe akordi duket shumë pranë. Megjithatë, ai ende nuk ka vendosur, ndonëse është në pritje të bardhebluve. “Nuk kam biseduar së fundmi, por po pres. Tirana është një alternativë për mua, por vetëm në vazhdim do të vendos. Jam lojtar i lirë, pasi nuk kam më kontratë me Bylisin, ndaj dua të mendohem mirë përpara se të zgjedh”, – tha portieri shkurtimisht për gazetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"