“Po të kishim barazuar do të kishim probleme”, Ndreu: Në janar do bëjmë merkato, kemi piketuar disa lojtarë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 15:59

“Po të kishim barazuar do të kishim probleme”, Ndreu: Në janar do bëjmë merkato, kemi piketuar disa lojtarë dhe…

Pas fitores ndaj Egnatias me rezultatin 1-0 falë golit të Spartak Ajazit, në mikrofonat e “SuperSport”, u shfaq trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, i cili analizoi këtë fitore të krutanëve që i mungonte prej dy muajsh:

NDREU

“Ndeshjet e fundit kemi pas shumë mungesa. Tirana, Partizani kanë investuar shumë dhe ne nuk mund të afrohemi me ta. Nëse ndeshja e sotme do të dilte barazim, do të kishim probleme.

Jam i kënaqur me fitoren, Ajazi shënoi, u zhbllokua dhe jam i kënaqur me të sepse punon dhe stërvitet shumë. Puna jonë e vazhdueshme është ana psikologjike dhe shpirtin e garës e kemi treguar në fushë. Për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut do të shkojmë në Korçë për të dhënë më të mirën dhe maksimumin dhe pse jo për tre pikë.

Në pjesën e dytë tentuam më shumë ndërsa në të parë vuajtëm pak. Kjo vjen edhe nga tensioni që nuk krijuam atë që duam. Hysenin në të ardhmen në ndryshim nga sot do ta vendos në mesfushë dhe Kodrën në mbrojtje dhe ky i fundit ka fituar shumë besim dhe punon shumë.

Pjesët e dyta të tonat janë më të freskëta, ajo që na ka munguar gjithmonë është finalizimi i fundit për gol. Kemi biseduar me presidentin dhe stafin që duhet të ndërhyjmë në merkato.

Kemi piketuar disa në çdo repart. Merkato e janarit është e varfër edhe në Shqipëri dhe jashtë shtetit, ne kemi nevojë për merkato. Besoj se mke këto 3-4 lojtarë që jemi në bisedime nëse konkretizohen do të na shërbejnë.”, përfundoi Ramadan Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"