PLAY OFF/ Superiorja njeh sot skuadrën e parë kandidate, në “Arenën e Demave” luhet finalja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 8:18

PLAY OFF/ Superiorja njeh sot skuadrën e parë kandidate, në “Arenën e Demave” luhet finalja

Sot do të luhet edhe ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë për fazën “Play Off”, ku Flamurtari dhe Korabi do të kenë mundësinë e fundit për të provuar një shans drejt “Abissnet Superiore”.

flamurtari korabi

Duke nisur nga ora 17:00, dy skuadrat do të përballen në “Arenën e Demave”, në një ndeshje që zgjat 90 minuta dhe në rast barazimi, dy skuadrat do të luajnë kohën shtesë dhe më pas do t’i drejtohen penalltive nëse nuk ka fitues as pas kohës shtesë.

Skuadra që arrin të kualifikohet, do të njohë nesër kundërshtarin me të cilin do të përballet. Vendi i tetë i Superiores, do të përballet me fituesin e këtij takimi ndërkohë që skuadra që arrin të fitojë luan në Superiore sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"