Plane merkatoje/ Reali bën gati listën e spastrimeve, 11 futbollistë në shitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 9:45

Plane merkatoje/ Reali bën gati listën e spastrimeve, 11 futbollistë në shitje

Një skuadër e tejngopur me trofe, me pak stimuj, por edhe me shumë lojtarë që nuk po prodhojnë asgjë të mirë, pavarësisht premisave me të cilët erdhën, apo edhe të tjerë që ndoshta nuk bindin plotësisht dhe duhen shitur, pa u rënë vlera.

Reali i Madridit, duke parë se vetëm pas fazës së parë, i ka mbetur si qëllim vetëm Liga e Kampioneve, pasi në kampionat kanë përfunduar në prapavijë, ndërsa në Kupën e Mbretit u turpëruan nga Leganesi, po mendon që të bëjë një revolucion të vërtetë në verë.

real madrid

Media madrilene ka nënvizuar se drejtuesit e klubit, të cilët, me shumë mundësi, do të ndryshojnë edhe në pankinë, kanë përpiluar një listë me 11 emra që do t’u jepet lirshmëri për të biseduar me klube të tjera, për të gjetur një sistemim tjetër, ndonëse Reali do të vërë kushte minimale, që mund të lidhen me vlerën e kartonit, apo edhe me formulën, duke menduar se dikush edhe mund të huazohet.

E përditshmja “As” ka bërë publike listën, e cila përfshin ojtarë të të gjithë roleve. Në portë, pritet që të dy portierët, Kejlor Navas dhe Kiko Kasija, të shiten. Ndërkohë, në mbrojtje, të rinjtë Hakimi dhe Vajeho edhe mund të huazohen, për të fituar eksperiencë, ndonëse i dyti ka zhgënjyer edhe si rrjedhojë e dëmtimeve të shpeshta.

real madrid

Në mesfushë, Isko, Kovaçiç dhe i riu Jorente mund të sjellin miliona të rëndësishëm në arkat e klubit, duke parë skuadrat e shumta që ndiqen dhe të zëvendësohen me të tjerë objektiva, që klubi u ka vënë vetes.

Reali

Duke lënë mënjanë çështjen “Ronaldo”, e cila do të diskutohet gjatë, ndonëse edhe portugezi po mendon largimin, klubi kërkon të “pastrojë” totalisht repartin e avancuar, duke deklaruar në shitje edhe Benzemanë dhe Bejlin, por edhe të riun Majoral, që gjithashtu mund të sjellin shumë, por realisht shumë miliona euro.