Pioli: Sasuolo një test force, Milani nuk gabon si kundër Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 9:04

Pioli: Sasuolo një test force, Milani nuk gabon si kundër Romës

Nuk ishte Milani i zakonshëm kundër Romës, por Stefano Pioli kërkon të shohë një reagim të dielën në 15:00 kur skuadra e tij t’i bëjë vizitë Sasuolos. Në një intervistë për televizionin e klubit, trajneri kuqezi ka folur për situatën në kuadër të kampionatit dhe sidomos për ato që mund të jenë pasojat pas humbjes në Ligën e Europës kundër Romës.

pioli

Si e shpjegoni paraqitjen e së enjtes?

Patëm disa vështirësi në pjesën e parë. Duhet të ishim më të guximshëm në vendimet tona pa top dhe lamë shumë hapësira mes reparteve. Nuk luajtëm keq, por jemi fajtorë se pësuam një gol nga këndorja. Pastaj e bëmë ndeshjen, ndoshta jo me qartësinë që kemi pasur kohët e fundit. Meritonim të paktën një barazim, por tani kemi një ndeshje tjetër dhe mendojmë se si mund t’i rregullojmë gjërat deri të dielën. Në 20 ndeshjet e vitit 2024 nuk ishit parë kurrë aq në vështirësi sa kundër Romës… Krijuam situata dhe bëmë shumë goditje por pa cilësi. Në pjesën e dytë më pëlqeu më shumë skuadra, më kompakte. Sigurisht që duhet të rrezikojmë. E luajtëm ndeshjen, por na mungonte shkëndija.

Ju shqetëson performanca pa ngjyra e disa emrave të mëdhenj?

Nuk më shqetëson. Në fakt pres shumë krenari dhe vullnet për të treguar se jemi një ekip i madh. Nuk do të jetë e lehtë të përmbyset humbja kundër Romës e aq më pak të fitojmë ndaj Sasuolos. Vetëm skuadrat vërtet të forta dinë të reagojnë në të tilla momente.

Ka pasur shumë kritika se keni rënë në agresivitet. Ju, si mendoni?

Bëmë presion shumë lart, por nuk e bëmë me agresivitetin e duhur. Në pjesën e dytë dolëm më mirë. Duhet të luajmë më mirë dhe ajo e së dielës do të jetë një testim i mirëfillte. Kemi luajtur disa ndeshje të mirë e mbase jo të gjitha në mënyrë brilante, por kemi cilësinë për ta bërë kundër Sasuolos, por edhe të enjten e ardhshme.

A duhet të përmirësohet edhe komunikimi?

Sigurisht që po. Komunikimi është pjesë e organizimit të një ekipi. Të vendosesh, të reagosh në vështirësi. Në situatën e golit, Loftus duhej të mbyllte akoma më shumë hapësirat në qendër.

A nuk vonuan shumë zëvendësimet?

Leao dhe Pulisiç janë lojtarë të besuar, nga të cilët mund të presësh lojëra të rëndësishme edhe në mbrëmjet jo më të mira. I bëra ndryshimet kur mendova se ishte e drejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"