PIKANTET Kukësi-Teuta/ Verilindorët thyejnë pankinën, në stadium mungonte…Gjici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2022 | 15:49

PIKANTET Kukësi-Teuta/ Verilindorët thyejnë pankinën, në stadium mungonte…Gjici

Sfida midis Kukësit dhe Teutës nuk shkoi ashtu siç pritej për verilindorët, të cilët donin të fitonin që të mos largoheshin më shumë nga shpresa për titull. Gjithashtu në këtë sfidë, u vunë re dhe disa momente pikante, që e ndezën më shumë sfidën.

teuta kukesi

– Vetëm 30 tifozë dhe disa të pranishëm në tribunën VIP kanë ndjekur nga afër sfidën. Mungoi edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Disa lojtarë të Vllaznisë ndjekin ndeshjen nga tribuna kryesore.

– Diskutojnë mes tyre gjyqtari Xhaja dhe trajneri Longo në minutën e 20-të. Pas një proteste në stolin e Kukësit për shkak të ndërhyrjes ndaj De Lukasit, arbitri shkon të këshillohet me trajnerin italian.

-Në minutën e 22-të goditja e parë nga këndi i takon Kukësit, por nuk mungojnë tensionet mes lojtarëve brenda zonës. Arbitri shkon t’i qetësojë gjakrat.

– Drejtuesit e Kukësit goditën me grusht pankinën e tyre, duke e thyer atë. Kjo ka ndodhur menjëherë pas pësimit të golit të shënuar nga Hebaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"