Pikantet e Vllaznia-Tirana/ Nga pëllumbat te thumbimet, Osmani përshëndet tifozët bardheblu. Ja çfarë nuk u pa në TV (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 23:00

Pikantet e Vllaznia-Tirana/ Nga pëllumbat te thumbimet, Osmani përshëndet tifozët bardheblu. Ja çfarë nuk u pa në TV (E PLOTË)

Shkodra e ka kthyer në festë prag sfidën me Tiranën. Ekipi në qendër të Shkodrës është në sheshin e Parrucës është pritur nga një grup kalorësish që kanë shoqëruar ekipin deri në stadium me një dekor të mrekullueshëm ndërsa në dy anët e rrugës. “Panorama Sport” iu sjell pikantet e ndeshjes që u ndoq nga 7 mijë tifozë.

DFDF

-Dyert e stadiumit janë hapur 2 orë para ndeshjes. Për t’i paraprirë radhës së madhe të tifozëve. Ku diçka e tillë ngjasonte si në ndeshjet kur luan kombëtarja shqiptare.

– Sfida nisi në një mënyrë tejet simbolike, me fëmijët maskotë të cilët mbanin në dorë pëllumbat e “paqes” dhe i lëshuan në qiell. Ata mbanin në këmbë shirita kuqeblu, të cilët fluturuan rreth stadiumit “Loro Boriçi”. Ato kanë fluturuar përgjatë gjithë takimit mbi stadium.

MixCollage-02-Mar-2024-05-08-PM-7630

-Një parullë e madhe “Ju mund të bëni historinë”, është vendosur në tribunën përkarshi, duke i kërkuar ekipit shkodran titullin e 10-të.

-Në stadium atmosfera është festive para fillimit të ndeshjes. Ku këngëtarë të ndryshëm performojnë, duke i dhënë një “ngjyrë” tjetër ndeshjes. Një organizim që nuk shihet shpesh në stadiumet tona.

-Nuk ka ish-futbollistë vetëm në fushë si Latifi apo Jonuzi që në të shkuarën kanë luajtur me Vllazninë, si edhe Balaj që ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës. Edhe në stol ku drejtori Osmani i Vllaznisë ka luajtur dhe drejtuar në të shkuarën te bardheblutë e po ashtu Endri Vrapi, ish-mbrojtësi i shkodranëve, aktualisht zëvendëstrajner te kryeqytetasit.

-“Ju a ba shpina ma e butë se barku e prap krenoheni”, pankarta e veçantë që tifozët e Vllaznisë shpalosën ndaj kundërshtarëve të përjetshëm.

-Afro 7000 tifozë ndjekin nga afër sfidën.

430760075_916702703797742_7005664925215348589_n

-Një atmosferë elektrizuese që para startit të takimit në rrugët e Shkodrës.

-Sapo fillon takimi policia largon jashtë stadiumit tifozët bardheblu dhe më pas pak minutash i fut sërish ato në shkallët e stadiumit. Por forcat e sigurisë nuk duke se kanë bërë mirë punën e tyre pas tifozët bardheblu, menjëherë, pasi kanë hyrë në shkallët e stadiumit kanë hedhur shashka të zhurmshme.

bandicam 2024-03-02 17-03-17-921

-Pavarësisht tensionit që mban ndeshja apo edhe vetë historinë e klasikes paraqiten të qetë dy trajnerët. Si Osmani tek Vllaznia ashtu edhe Fagu te bardheblutë. -Tefik Osmani qetëson në një moment stafin teknik të Vllaznisë, të cilët gati futen në fushë për shkak të një vendimi të Jorgjit.

-Qatip Osmani kërkon qetësi në radhët e të tijve, të cilët gabojnë dy herë radhazi me pasime, duke sjellë rrezik për portën kuqeblu.

-Spektakël tifozësh në “Loro Boriçi”, duke krijuar një atmosferë që mungonte prej kohësh në stadiumet tona.

-Tymuese kuqeblu janë hedhur tek tribuna e tifozërisë “Ultras kuqeblu”.

– Protesta të pankinës shkodrane dhe tifozërisë në kor pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Boshnjakut që nuk u akordua faull në drejtim të ekipit shkodran.

-Dekor kuqeblu në radhët tifozëve “Vllaznit Ultras”, pas minutës së 75-të.

-Duartrokitje të shumta nga publiku shkodran për Boshnjakun dhe Malen në momentin e zëvendësimit të tyre.

-Drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, i përshëndet tifozët e Tiranës.

-“Mjeshtri i madh”, Sabah Bizi e pret ekipin në hollin e stadiumit, së bashku me shumë emra të tjerë të futbollit shkodran. Së bashku me të ka qenë edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

-Entuziazëm i papërshkrueshëm në radhët e kuqebluve në dhomën e zhveshjes.

-Ekipi do të shpërblehet për çdo ndeshje. Vllaznia ka 11 ndeshje pa humbje në Superiore, ku 9 prej tyre i ka fituar. Këtë formë nuk e ka kaluar asnjë ekip i Superiores këtë sezon. Dhe shkodranët ia kanë dalë që të jenë në vendin e dytë, me 3 pikë më shumë se Partizani dhe 4 më pak se Egnatia e vendit të parë. Presidenti Alban Xhaferi nuk është kursyer gjatë kësaj kohe duke afruar premio. Vetë Bekim Balaj, i cili u prononcua pas takimit me Tiranën, duke thënë që kanë marrë shpërblime dhe bonuse për çdo ndeshje. Kjo shihet si mënyrë për të mbajtur të karikuar lojtarët.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"