Pikantet e ndeshjes Egnatia-Bylis/ Tarracat e pallateve kthehen në tribuna, ekipet me moshë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 15:30

Pikantet e ndeshjes Egnatia-Bylis/ Tarracat e pallateve kthehen në tribuna, ekipet me moshë…

Festë nga tarracat e pallateve Ndaj Bylisit ishte ndeshja e tretë pa spektatorë e Egnatias. Pas dy barazimeve ndaj Partizanit dhe Laçit, erdhi fitorja me Bylisin të shtunën. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e kësaj ndeshjeje.

egnatia bylis

* Tarracat e pallateve afër stadiumit, pemët e larta, ballkonet, penxheret e shtëpive, por jo vetëm, ishin “pronotuar” herët prej tifozërisë rrogozhinase. Edhe pse kishte distancë me fushën, tifozët dëgjoheshin fort me entuziazmin e tyre, sidomos në momentet e golave ku shpërthyen. Dënimi i fushës nga Disiplina ka ardhur për Egnatian në momentin e saj më të artë që nga themelimi si klub.

* I vetmi futbollist nga ballshiotët që kishte luajtur më parë në radhët e Egnatias ishte mesfushori me tipare sulmuese, Xhonatan Lajthia, që u fut në fushën e lojës në minutën e 68-të.

* Moshën mesatare të lojtarëve të formacionit më të cilën e nisën ndeshjen të dyja skuadrat thuajse e kishin të njëjtë. Egnatia 27.6 vjeç dhe Bylisi 27.8 vjeç