PIKANTE| Teuta-Tirana/ Muça i drejtohet Vangjelit: Hajde në qendër, çfarë nuk u pa në ekran ditën e djeshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 20:13

PIKANTE| Teuta-Tirana/ Muça i drejtohet Vangjelit: Hajde në qendër, çfarë nuk u pa në ekran ditën e djeshme

-Luhej me dyer të mbyllura, por tifozët nuk munguan. Grupimi “Djemtë e Detit” ka qëndruar pranë ekipit, edhe pse jashtë stadiumit. Mbështetja e tyre është ndier edhe nga lojtarët, pasi brohoritjet dhe thirrjet ishin të shumta. E megjithatë, kulmi ishte pas golit të Vilës. Ata kanë shëtitur thuajse në gjithë perimetrin e stadiumit, duke dhënë përshtypjen se janë të pranishëm në çdo cep të tij. Në një pozicion të caktuar ishin vendosur edhe përkrahësit e Tiranës, më saktë në tarracën e një pallati të pambaruar. Nuk mungoi as koreografia e zakonshme me fishekzjarrë dhe flakadanë.
98adcb7d-0eff-4b3b-9847-985018cb8d30
-Dy presidentët, Edmond Hasanbelliu dhe Refik Halili, e panë sfidën në tribunën VIP në shoqërinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe zyrtarëve të tjerë të klubeve respektive. Në orën 16:20 të parët që shkelin tapetin e stadiumit “Niko Dovana” ishin lojtarët e Teutës. Pak minuta më vonë nuk munguan edhe bardheblutë, të ndarë mes titullarëve dhe pjesës së rezervave.

-Teuta rikthehet të luajë në “Niko Dovana” pas 70 ditësh. Për herë të fundit kanë luajtur me Flamurtarin më 7 mars 2020.

-Tefik Osmani dhe Idriz Batha rikthehen në Durrës si kundërshtarë. Ndryshimet nuk munguan as në formacion, ndërsa dukshëm u pa një ekip shumë sulmues. Përveç katërshes Kuro Arapi, Hoxha e Todorovski, lojtarë me tipare mbrojtëse, pjesë e këtij sektori në disa takime kanë qenë edhe Aleksi e Avdyli. Arapi, për disa minuta, shkëmbeu batuta me ish-shokët e tij te Tirana, Osmani dhe Batha.

-Përqafime mes stafit teknik të Teutës dhe lojtarëve të stolit në golin e parë, ndërsa Vila vendosi që të shkonte enkas drejt tribunës për të përshëndetur presidentin Hasanbelliu.

-Në të 20-ën Todorovski kapet me Kalenë pas një faulli të akorduar. “A shikon, a je në terezi, nuk kishte asgjë”, i drejtohet gjyqtarit.

-Martini kërkon më shumë ritëm në 30 minutat e para të lojës pas shënimit të golit të parë, duke kërkuar nga të tijtë që të bëjnë maksimumin që të vijojnë të luajnë në sulm. Trajneri durrsak për asnjë çast s’u ul në stol, teksa herë pas here u imponohej të tijve. “Luaje topin poshtë o Avdyl!”

-Çyrbja dhe Beqja të dëmtuar e ndoqën ndeshjen nga tribuna nën shoqërinë e miqve të tyre.

-Muça në minutën e 15-të u thërret shokëve: “Hajde çuna, se s’kanë çfarë na bëjnë këta”.

-Muça i thërret Vangjelit: “O Kristi, o Kristi, hajde more në qendër”. Trajneri Martini thërret Hebajn: “Rubo, bravo, më lart shko”, ndërsa më pas kapet me gjyqtarin e ndeshjes pas një kartoni i të verdhë ndaj L.Vilës. “O Hamit, o Hamit çfarë bën more?”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"