“Pësuam dy gola nga gabimet tona individuale”, Endri Zjarri pas humbjes së Vorës: Fokusi jonë është që të përgatisim ekipin për fazën “Play-off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 18:14

“Pësuam dy gola nga gabimet tona individuale”, Endri Zjarri pas humbjes së Vorës: Fokusi jonë është që të përgatisim ekipin për fazën “Play-off”

Vora u mund me shifrat 3-2 nga Korabi, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të, të Kategorisë së parë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vorës, Endri Zjarri ndihet i dëshpëruar nga kjo humbje, ku thekson se erdhi nga gabimet e tyre individuale, jo nga zotësia e kundërshtarit.

bandicam 2024-03-31 18-02-40-216

“Realisht më vjen keq pasi kishim dy fytyra, në pjesën e parë e treguam identitetin tonë, vijmë nga një ndeshje me Lushnjen ku kanë kaluar vetëm 72 orë, mungonin disa lojtarë formacioni për shkak dëmtimesh si shembulli i Qardakut apo Dalipit. U munduam të aktivizojmë lojtarë të rinj. Kishim 2 lojtarë të U21, të cilët dua t’i falënderoj sepse zhvilluan një ndeshje të mirë.

Në pjesën e dytë ishim detyruar të bënim 3 ndërrime për të ruajtur lojtarët cilsorë, u detyrova të ndërroja modulin taktik, çka edhe na kushtëzoi në manovrën e lojës. Pësuam dy gola nga gabimet tona individuale. Gjithsesi fokusi jonë është të përgatisim ekipin për fazën “Play-off”, për të përgatitur manovrën e përshtatshme në bazë të kundërshtarëve që do të përballemi.

Këto luhatje na shërbejnë për të analizuar më mirë vetveten, sigurisht duhet parë në një plan më të qetë, që të japim konkluzionet, dhe të japim ndërhyrjet e duhura në lidhje me objektivat që i kemi dhënë vetes.

Nëse arrijmë të përballemi me të tetën e Superiores, do të jetë një ndeshje finale. Në atë moment diferencat zerohen, sepse në lojë hyn faktori psikologjik, është një ndeshje teke, kështu që në atë moment gjithçka mund të vendosë”,- tha Zjarri për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"