Pesë ditë “i fshehur” në Itali, presidenti i Milanit s’e takoi as Fasonen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 10:02

Pesë ditë “i fshehur” në Itali, presidenti i Milanit s’e takoi as Fasonen

Pak a shumë, në të njëjtën orë kur në Itali priteshin paratë e tij, ai erdhi vetë. Bëhet fjalë për presidentin e Milanit, Jonghong Li, i cili siç raportojnë mediat italiane ndodhet në Itali që prej së martës së kaluar. Numri 1 kuqezi ka qenë në Milano për t’i kushtuar vëmendje klubit që një vit më parë bleu nga Silvio Berluskoni. Teksa pasditen e djeshme bëhej i ditur lajmi i pranisë së tij në Milano, manjati kinez bënte valixhet dhe largohej. Jo vetëm ditët milaneze, por edhe seria e takimeve për të gjetur një financues të ri, janë një sinjal i qartë për vullnetin e Mr.Li për të luftuar deri në fund për Milanin.

yonghong-li-acmilan-e1498489675912

Mister- Ashtu siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Jonghong Li ka organizuar çdo etapë të udhëtimit krejt i vetëm, duke mos llogaritur asnjë ndalesë qoftë në “Casa Milan”, apo takime me Marko Fasonen që gjithsesi ka qenë në dijeni të prezencës së presidentit në territorin italian. Zgjedhja e tij për të mos njoftuar askënd ka si qëllim vullnetin për të mos “ndezur” të tjera polemika në lidhje me të ardhmen e Milanit në kupat e Europës.

image-2018-02-19

“Elliot”- Duke u rikthyer te qëllimet e vizitës së Mr. Li në Milano, mësohet se ai ka pasur një seri takimesh me banka të interesuara për të investuar te kuqezinjtë. Ashtu si Fasone në Londër, edhe presidenti kërkon të sigurojë sa më shpejt marrëveshjen për të paktën 180 milionë euro (nga 360 që është borxhi ndaj “Elliot”), në mënyrë që avokatët e “Djallit” të kenë një dokument të rëndësishëm për ta paraqitur më pas në zyrat e UEFA-s në kuadër të vendimit për përjashtimin e Milanit nga kupat e Europës.

Te rejat e fundit flasin edhe për ardhjen si ortak minoritar te Milani të një personi fizik me kombësi jo-kineze. Kjo risi didoqoftë mbetet pak e besueshme duke ditur që Jonghong Li ka qenë gjithmonë kundër një eventualiteti të tillë, por ndoshta borxhi dhe UEFA mund ta bëjnë të ndryshojë mendim…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"