Përfaqësuesi i FSHF publikon mesazhet e Enis Bardhit: Pretendove të dalësh hero, dole palaço (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 22:06

Përfaqësuesi i FSHF publikon mesazhet e Enis Bardhit: Pretendove të dalësh hero, dole palaço (FOTO)

Jetmir Salihu, përfaqësues i FSHF-së sa u përket talenteve të reja dhe një nga personat që ka kontaktuar direkt me shumë prej tyre në emër të institucionit që drejton futbollin në Shqipëri, ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë një ditë më parë nga Enis Bardhi sa i takonte dëshirës së tij për t’u bërë pjesë e Kombëtares.

bardhi

Bardhi deklaroi se ishte injoruar nga ish-trajneri i U-21, Redi Jupi, por Salihu deklaron se kjo nuk është e vërtetë dhe ka qenë vetë Bardhi i cili në vitin 2014 i kishte bërë të ditur se nuk interesohej për një ndryshim të Kombëtares.

“Ai madje nuk na ka dhënë as numrin e telefonit. Nuk ishte i interesuar të vinte në Kombëtare, ka treguar Salihu për “Gazeta Olle”. “Për herë të parë është tentuar të kontaktohet në vitin 2011, në prova te Kombëtarja U-17.

Pastaj e kom kontaktuar zyrtarisht në vitin 2014 direkt në ndeshje me Kombëtaren U-21, ndeshje miqësore. Nuk më ka dhënë as numër telefoni. I kam dhënë numrin tim të telefonit, por thjesht nuk ka patur interes. Thjesht, jemi në kontakt”, shpjegoi ai.

Bardhi dhe Hyka

“Që nga viti 2010 e deri më sot kam qindra raste të tilla, futbollistë që e kanë refuzuar ekipin Kombëtar dhe në fund kanë dalë me deklarata të tilla sepse thjesht duan t’ia hedhin fajin FSHF-së dhe duan ta fitojnë simpatinë e shqiptarëve që kurrë nuk i përfaqësuan. Ndoshta e kanë shfrytëzuar faktin që nuk kam dal në media, por unë kurrë nuk i kam paragjykuar të gjithë ata që kanë zgjedhur shtete të tjera, por disa herë jam indinjuar me faktin se kanë trilluar histori të ndryshme, më kërkuan lekë, nuk më ftuan, ëndrra ime është Shqipëria etj., etj…

Gjithashtu, as Enis Bardhin nuk do ta kisha komentuar nëse ai nuk do t’i hidhte zjarrit benzinë. Jam gëzuar kur është transferuar në Spanjë për golat e tij, por këto deklarata janë të pavërteta. Kam vetëm një fjali për të: Pretendove të dalësh hero kombëtar, por dole palaço.

Gjithsesi, reprezentuesit të Maqedonisë i dëshiroj suksese. Gjithë të mirat Enis, emri im është Jetmir, pasi që nuk tu kujtua te intervista, do ta mbash mend gjithë jetën”, deklaroi Salihu i cili ka publikuar edhe mesazhet që ka shkëmbyer në rrjetet sociale me mesfushorin e Maqedonisë disa vite më parë.

bardhi 1

bardhi 2

bardhi 3

bardhi 4

bardhi 5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"