Përballen ekipet që kërkojnë “Final 4” me ato që luftojnë për mbijetesë, ja 3 sfidat e ditës së sotme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 8:22

Përballen ekipet që kërkojnë “Final 4” me ato që luftojnë për mbijetesë, ja 3 sfidat e ditës së sotme në Superiore

Sot do të luhen tre takime të Kategorisë Superiore në kuadër të javës 31, ku bie në sy përplasja e skuadrave që duan një vend në “Final 4” me ato që kërkojnë mbijetesën.

superiore-11 (1)

Në orën 15:00, Tirana pret Kukësin në “Air Albania”. Bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja, si e vetmja alternativë për të kapur minimalisht vendin e katërt, ndërsa verilindorët për t’i ikur vendit të fundit. Një sfidë ku barazimi ka shumë pak vlerë.

Në orën 18:00, luhen dy ndeshje të tjera. Vllaznia pret Laçin në “Loro Boriçi”, me shkodranët që nuk fitojnë prej 3 ndeshjesh në kampionat dhe kërkojnë të rikthehen te suksesi. Nga ana tjetër, kurbinasit për të bërë “bis” fitoresh pas asaj që morën në Durrës ndaj Teutës dhe për t’i ikur vendit të tetë, që të çon në play-out.

Po në orën 18:00, në Korcë, Skënderbeu pret Teutën. Vendasit ndodhen dy pikë larg vendit të katërt dhe kërkojnë medoemos fitoren, por po ashtu, edhe durrsakët duan tri pikët për të siguruar mbijetesën.

NDESHJET E SOTME

TIRANA-KUKËSI 15:00

VLLAZNIA-LAÇI 18:00

SKËNDERBEU-TEUTA 18:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"