“Pavarësisht rezultatit, Daja e fitoi ndeshjen me Tiranën”, flet Teodor Vaso: Tani po shohim një Skënderbe tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:17

“Pavarësisht rezultatit, Daja e fitoi ndeshjen me Tiranën”, flet Teodor Vaso: Tani po shohim një Skënderbe tjetër

Skënderbeu dhe rivalët e titullit, gjithçka kaloi në skanerin e legjendës së futbollit korçar, Teodor Vaso. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport” ish-futbollisti i Kombëtares dhe Skënderbeut ka bërë një analizë të plotë të sezonit, duke u ndalur te ndryshimet e Skënderbeut në këtë pjesë të dytë të kampionatit dhe më pas te pretendimet e 3 ekipeve për titullin kampion.-1200-630-950cb8679bcaf803207937ea8c46e297

Vaso theksoi se ndeshja e fundit e Skënderbeut në transfertë përballë Tiranës tregoi fytyrën e vërtetë të korçarëve në këtë sezon. “Ndeshja e fundit e Skënderbeut në kampionat ka qenë me të vërtetë një ndeshje që korçarët kanë treguar vlera. Mund të them se nga mënyra në të cilën është interpretuar në fushë ky takim është një ndeshje e cila është fituar nga ana e trajnerit Ilir Daja në raport me kundërshtarin. Një ndeshje e llogaritur deri në perfeksion nga ana e teknikut të bardhekuqve, që ka nxjerrë në pah pikat e dobëta të kundërshtarit dhe në bazë të tyre organizoi manovrën e Skënderbeut.

Por, edhe evidentimi i pikave të forta ishte një çelës suksesi për korçarët. Daja nga ana e tij kishte kuptuar se Torasa është pika e ndërtimit te Tirana dhe me shumë zgjuarsi kishte vendosur markim të rreptë ndaj tij. Merita i takon edhe Elezit që ka minimizuar aftësitë e argjentinasit duke e nxjerrë jashtë loje. Këtu mendoj se Ilir Daja ka fituar takimin me bardheblutë pavarësisht rezultatit final”, theksoi fillimisht Teodor Vaso.

Skënderbeu i 2020-ës – Më pas ikona e klubit korçar është ndalur edhe te tjetërsimi i Skënderbeut në pjesën e dytë të sezonit. Vaso mendon se koha në dispozicion e lojtarëve për të kuptuar filozofinë e Dajës ka qenë e mjaftueshme dhe tashmë rezultatet flasin vetë. “Skënderbeu në këtë vit po paraqitet një ekip ndryshe nga ai i gjysmës së parë të sezonit. Futbollistët kanë pasur nevojë për kohë për të vjelë rendimentin maksimal, pasi edhe mungesa e fazës përgatitore në fillim të sezonit ndikoi tek ta.Skenderbeu

Pas gjithë këtyre muajve lojtarët kanë kuptuar filozofinë e trajnerit dhe gradualisht loja e tyre erdhi në rritje. Mbi të gjitha, ajo që unë shoh pozitive është mentaliteti që trajneri Daja u ka përcjellë lojtarëve, një tip të ngjashëm me futbollin total duke krijuar një harmoni të plotë në ekip, por edhe përqasjen e duhur në lojë të skuadrës”, vijoi Vaso.

GARA PËR TITULL – Edhe pse jemi në kulmin e kampionatit, gati në mesin e fazës së tretë, Teodor Vaso nuk shikon një ekip që të diktojë si në lojë dhe rezultate. Pavarësisht se mendon që Kukësi është më pranë titullit dhe Tirana e kërkon me shumë ambicie, kampionatit i mungon një udhëheqës. “Duhet të cilësoj se kampionati në këto momente nuk e ka një ekip që të diktojë sikundër bënte Skënderbeu i para disa viteve. Nuk kemi një ekip pretendent, por 3-4 skuadra që kërkojnë të arrijnë te titulli, pavarësisht se nuk po bëjnë diferencën me të tjerët.skenderbeu-tirana

Të tria ekipet: Kukësi, Tirana dhe Partizani, duke shtuar edhe Teutën apo Laçin, në varësi të ecurisë, kërkojnë kreun, por askush nuk dikton. Po të shohim lojën, Kukësi duket më i kompletuar dhe më i gatshëm për titullin edhe për shkak të individëve. Partizani ka kurorën e titullit dhe kjo e mban aty në radhët e pretendentëve, megjithëse ndryshimet e shumta dhe ndërrimi i trajnerit janë minus për ta. Ndërsa Tirana duket që e kërkon me ambicie titullin, por të shohim se kush do të vijojë deri në fund”, përfundoi Vaso për “Panorama Sport”.

Llazi Saro

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"