Pauza ndihmon rikuperimin, si u përjetua tragjedia e ndarjes nga jeta të Duamenës te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2023 | 12:10

Pauza ndihmon rikuperimin, si u përjetua tragjedia e ndarjes nga jeta të Duamenës te Teuta

Kampionati shqiptar u shty për shkak të ndarjes tragjike të sulmuesit Rafael Duamena dhe gjithçka do të kthehet pas 10 ditësh në fushë, më 23-24 nëntor me javën e 13-të. Vendimi për të mos zhvilluar ndeshjen me Skënderbeun u pa më se i drejtë në kampin durrsak dhe në këto ditë stafi do të mundohet të marrë anën pozitive të saj.

teuta

Ajo ngjarje i ka shokuar të gjithë në klub dhe ka sjellë trishtim në futbollin shqiptar dhe për momentin askush nuk është në gjendje të mendojë për lojën. Gjithsesi, shtyrja do t’i shërbejë shumë Teutës, pasi ka disa lojtarë të dëmtuar.

KRONOLIGJIA

Teuta u akomodua në Korçë 24 orë para duelit me Skënderbeun, duke u bërë gati për këtë duel. Pas dreke lojtarët dhe stafi shkuan të pushonin nëpër dhoma, për tu nisur më pas drejt stadiumit në orën 15:10, por gjatë kësaj kohe po ndiqej dhe ndeshja Egnatia-Partizani, në momentin e ngjarjes u shokuan të gjithë dhe luteshin për fatin e lojtarit që të behej mirë.

Por në fund ndodhi ajo që nuk duhej, vjen lajmi i hidhur që Duamena ka ndërruar jetë. Aty më pas nuk mund të flitej më për futboll, pasi të gjithë mbetën të shokuar dhe pa fjalë.

Pas pak çastsh vjen njoftimi që ndeshja nuk do të zhvillohet dhe në këtë mënyrë Teuta u nis për në Durrës, duke mos zbritur farë në stadiumin “Skënderbeu”.

PËRGATIJET

Pauza ndërkombëtare për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese e ka ndihmuar stafin që të përgatisë me qetësi lojtarët dhe të përgatisë me qetësi ndeshjen e shtyrë tashmë me korçarët.

Në stërvitje krahas aspektit fizik, trajneri Martini punoi edhe në finalizimin e aksioneve për të korrigjuar gabimet që ekipi ka pasur në ndeshjen e kaluara. Lajme të mira priten edhe nga infermieria, ku me shumë mundësi do të kthehet Realdo Fili.

Gjithashtu, edhe lojtarët e tjerë që kanë probleme fizike pritet të rikthehen tërësisht të gatshëm. Teuta është në një situatë të vështirë në renditje dhe do t’i duhet me patjetër të tregojë shenja reagimi pas pauzës së ndeshjeve të Kombëtares.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"