Pas shtyrjes së ndeshjes prej dëborës, Skënderbeu zhvendoset në Durrës. Gvozdenoviç: I prishi punë dy skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 21:17

Pas shtyrjes së ndeshjes prej dëborës, Skënderbeu zhvendoset në Durrës. Gvozdenoviç: I prishi punë dy skuadrave

Ndeshja Skënderbeu-Dinamo është anuluar. Sfida e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore nuk do të zhvillohet për shkak të motit të keq. Dëbora e dendur prej orësh në qytetin e Korçës ka bërë që të jetë e pamundur mbarëvajtja e kësaj sfide në stadiumin Skënderbeu. Kanë qenë reshjet e nisura mesditën e së shtunës me një intensitet të lartë që kanë çuar trashësinë e borës deri në 15 centimetra duke mbuluar krejt stadiumin.

SKENDERBEU

Në kushte të tilla Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi të mos luhet dhe ndeshja të shtyhet, edhe pse dy ekipet si Skënderbeu ashtu edhe Dinamo që kishte mbërritur një ditë para në juglindje ishin bërë gati dhe kishin mbyllur gjithçka sa i përket përgatitjeve. “Na vjen keq që nuk mundëm të luanim dot ndeshjen, pasi ishim përgatitur për diçka të tillë dhe kishim besimin se do të bënim më të mirën tonë për të rikthyer ekipin në rezultatet pozitive.

Jam i mendimit që kjo shtyrje nuk na bën mirë as ne, as Dinamos, për shkak se duhet një tjetër program tashmë dhe të fokusohemi te javët e ardhshme deri në momentin kur do të vendoset që të rikuperohet ky takim. Sigurisht që do të punojmë në palestër e më pas do të nisim përgatitjet për ndeshjen e kupës. Është një mëkat që nuk mundëm të luajmë, por jo gjithçka është në dorën tonë pasi janë edhe tekave të motit duhet t’ju bindemi. Më vjen keq edhe për Dinamon që bëri gjithë atë rrugë dhe u detyrua të kthehej pas”, u shpreh trajneri i Skënderbeut për rastin në fjalë.

skenderbeu-752x440

Më tej korçarët kanë ndryshuar program dhe kanë zhvilluar një seancë të plotë stërvitore në ambientet e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”, për të nisur nga e hëna përgatitjet për ndeshjen e Kupës.  Përgatitjet për ndeshjen e Kupës Skëndërbeu i ka zhvendosur në rezidencën e tyre në Durrës. Sa i përket ndeshjes së javës së 20 të Superiores, ende nuk bëhet e ditur data se kur do të luhet kjo përballje, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga ana e klubit mbi axhendën e re të këtij dueli.

LLAZI SARO- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"