Pas Qaqit edhe sulmuesi Mensah braktis Laçin, ofertë nga një skuadër jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2017 | 11:11

Pas Qaqit edhe sulmuesi Mensah braktis Laçin, ofertë nga një skuadër jashtë vendit

Pas Harallamb Qaqit, skuadra e Laçit do të duhet të bëjë edhe pa Emanuel Mensah sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi ganez, që u bë pjesë e kurbinasve gjatë merkatos së janarit, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin shqiptar, për shkak të një oferte që ka pasur nga jashtë vendit.

Mensah ishte një nga pikat e forta të skuadrës së Laçit në sulm, duke krijuar vështirësi në mbrojtjet kundërshtare. Në një prononcim për “Panorama Sport”, 22-vjeçari është shprehur:Mensah Laci

“Kam kaluar gjashtë muaj të shkëlqyer te skuadra e Laçit dhe për këtë jam i lumtur. Dua të falënderoj klubin, stafin teknik dhe tifozët që më kanë mbështetur shumë gjatë kësaj periudhe.

Kam zgjidhur kontratën me mirëkuptim dhe për këtë dua të falënderoj drejtuesit”, ka thënë Mensah, i cili duket se nuk do të vazhdojë të luajë në kampionatin shqiptar gjatë sezonit të ardhshëm, por nga ana tjetër shprehet se mund të rikthehet sërish një ditë te kurbinasit.Mensah gol Laci

“Nuk i dihet asnjëherë. Ndoshta një ditë mund të rikthehem sërish në skuadër. Megjithatë, shanset janë që sezonin e ardhshëm të jem në një tjetër kampionat, jo në Superiore. Për një gjë të tillë nuk më mungojnë ofertat”, ka mbyllur sulmuesi.

Edhe falë kontributit të Mensah, Laçi arriti të siguronte mbijetesën në Superiore në ndeshjen e fundit të sezonit. Tani klubi duhet të mendojë për përforcime, pasi ekipi i drejtuar nga Stavri Nica ka pasur shumë probleme në organikë në javët e fundit të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"