Partizani “sundoi” fazën e tretë, të kuqtë i rikuperojnë 4 pikë Tiranës. Zhgënjejnë bardheblutë dhe Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 8:30

Partizani “sundoi” fazën e tretë, të kuqtë i rikuperojnë 4 pikë Tiranës. Zhgënjejnë bardheblutë dhe Vllaznia

Partizani është “sundue si” i fazës së tretë të Kate gorisë Superiore, që u mbyll me sfidat e fundit. Të kuqtë kanë arritur të dominojnë kundërshtarët në çdo aspekt pas këtyre 9 javëve të kësaj faze. Me këtë ecuri, skuadra e Kolelës ka arritur t’i rikuperojë plot 4 pikë Tiranës dhe të ngjitet në krye bashkë me skuadrën bardheblu, duke premtuar një garë shumë të ethshme deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Partizani

PIKËT – Të kuqtë kanë arritur të grumbullojnë 17 pikë në këto 9 ndeshje, duke mbajtur vendin e parë me një mesatare prej 1.9 pikësh për përballje. Nuk është ndonjë mesatare brilante, por mjaftueshëm për të lënë pas çdokënd.

Në vendin e dytë renditet Kukësi, që është ringjallur nën drejtimin e Hallaçit dhe ka arritur të grumbullojë 16 pikë, duke u ngjitur në renditje dhe qenë 6 pikë larg vendit të nëntë, që të zbret në të Parën.

Ecuri shumë të mirë ka regjistruar edhe Egnatia, që ka grumbulluar 15 pikë në 9 ndeshje dhe është ngjitur në vendin e tretë. Zhgënjyese ka qenë kjo fazë për Tiranën dhe Vllazninë.

renditja

SULMI – U largua Skuka, por nuk rezultoi të ishte një problem i pazgjidhshëm, pasi Partizani ka sulmin më të mirë të fazës së tretë, bashkë me Egnatian.

Skuadra e Xhovani Kolelës e ka tundur rrjetën plot 15 herë, teksa në këtë tregues ka shkëlqyer edhe skuadra rrogozhinase, fuqia e tretë e kampionatit.

Zhgënjim total për Vllazninë, që ka shënuar vetëm 7 gola, ndërkohë që edhe Tiranës nuk i ka ecur mirë, pasi ka realizuar 10 herë pas ikjes së Xhixhës dhe dëmtimit të rëndë të Patrik. Bylisi ka shënuar më pak se të gjithë, 6 rrjeta.

MBROJTJA – Pas një mbrojtjeje plot të çara në dy fazat e para, Partizani është kthyer fuqishëm në këtë periudhë dhe në 9 ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm 6 gola.

Edhe pas largimit të Bitrit, të kuqtë njohën rritje dhe tashmë shkëlqejnë në një tregues, për të cilin janë kritikuar gjithë vitin. Aspak pozitive shifrat në mbrojtje për Tiranën, që ka pësuar dyfishin e golave të rivalit direkt. Erzeni ka pësuar më shumë se të gjithë, plot 15.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"