“Partizani e parakalon Vllazninë”, Kardozo rrëfehet për median braziliane: Dua të kthehem në vendlindje për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:43

“Partizani e parakalon Vllazninë”, Kardozo rrëfehet për median braziliane: Dua të kthehem në vendlindje për…

Sulmuesi i Partizanit, Lukas Kardozo, dëshiron të fitojë titullin kampion me “demat e kuq” këtë sezon dhe këtë gjë e ka treguar për “aloesporte” në Brazil. Në një intervistë për këtë portal sportiv, Lukas u shpreh se dëshiron me patjetër fitimin e titullit kampion, si dhe tregoi se dëshiron të rikthehet në vendlindje, pasi ka më shumë se 1 vit që nuk ka qenë në Brazil për të parë familjen, normalisht ndikuar edhe nga mbyllja e shteteve për shkak të pandemisë.
Kardozo Bardhi
TITULLI – “Kam luajtur 13 ndeshje për Partizanin në Superiore dhe kam shënuar tre gola deri më tani. Siç e thashë, ne jemi të dytët në renditje, me diferencë prej vetëm gjashtë pikësh nga vendi i parë. Kam besim se do të marrim kreun, pasi dua të fitoj titullin kampion këtë sezon”.

PUSHIMET – “Kam një vit e 4 muaj që nuk kam shkuar në Brazil, normalisht dhe për shkak të pandemisë. Kemi pasur një periudhë pushimi vetëm 4 ditë gjatë fundvitit dhe nuk ishte e mjaftueshme që të shkoja në Brazil e të kthehesha. Në momentin e parë që do të më jepet mundësia, dua të rikthehem në vendlindje, në Araguaçu, për të vizituar familjen dhe miqtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"